“Wicked” rrëmben çmimin për kostumin më të mirë NULL NULL 03.03.2025 02:05 03.03.2025 02:05 Dizajneri i kostumeve, Paul Tazewell ka fituar çmimin Oscar për filmin “Wicked”. “Kjo është befasuese,” tha ai duke e quajtur çmimin një “nder të rëndësishëm”. “Unë jam i pari njeri me ngjyrë që merr çmimin për dizajnin e kostumeve. Jam shumë krenar për këtë”, u shpreh Tazewall. Ai gjithashtu falënderoi yjet e “Wicked”, Cynthia Erivo dhe Ariana Grande. Të nominuarit e tjerë për këtë çmim ishin: Wicked Nosferatu A Complete Unknown Conclave Gladiator II *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.