Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Werner-it nuk do t’i ulet çmimi, thotë shefi i Lepzig

NULL NULL
28.05.2020 14:28

Shefi ekzekutiv i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff, ka insistuar që Timo Werner nuk do të kushtojë më lirë se sa e meriton.

24 vjeçi është lidhur me një transferim te Liverpool-i pas performancave mbresëlënëse për klubin gjemran duke shënuar këtë stinor 30 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat.

“Nuk do të vijë më lirë. Nuk do ta shesim një lojtar nën vlerën që e ka nëse është nën kontratë për më shumë se një vit”, ka thënë Mintzlaff për Sport Bild.

Werner ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh e cila duhet të shfrytëzohet deri më 15 qershor, mirëpo Të Kuqtë janë të pavullnetshëm për ta paguar këtë shumë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.