Wembanyama te San Antonio, kështu është shkruar në yje NULL NULL 17.05.2023 17:33 17.05.2023 17:33 San Antonio Spurs e ka fituar lotarinë për ta bërë zgjedhjen numër një në draftin e ardhshëm të NBA-së. Kjo do të thotë që ata do ta kenë mundësinë për ta zgjedhur prospektin numër një, francezin Victor Vembanyama. 19-vjeçari po konsiderohet si lojtari më premtues në 20 vjetët e fundit dhe ka më tepër se një vit që po përflitej se kush do ta kishte fatin për ta draftuar atë. Ai ka një gjatësi prej dy metrash e 21 centimetrash, por një lëvishmëri të parakterizueshme me gjatësinë atij, duke u shquar njashtu edhe për vizionin e tij në fushë, për aftësinë për gjuajtje si dhe për atë për pasime. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.