Welbeck nuk luan ndaj United NULL NULL 15.05.2015 09:52 15.05.2015 09:52 Danny Welbeck nuk do të luajë për Arsenalin në ndeshjen derbi ndaj Manchester United, e cila zhvillohet të dielën në “Old Trafford”. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Arsene Wenger. Sulmuesi anglez Welbeck ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të gjurit dhe duket se do ta humbas edhe ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United. Wenger ka konfirmuar gjithashtu se edhe mesfushorët Mikel Arteta dhe Alex Oxlade-Chamberlain si dhe mbrojtësi dhe Mathieu Debuchy nuk do të luajnë në këtë ndeshje, kurse shpreson që Aaroni Ramsey të jetë i gatshëm. “Chamberlain, Debuchy dhe Arteta nuk janë gati. Ndërsa Ramsey është në dyshim”, tha Wenger. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.