Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Warriors kurorëzohen kampionë

NULL NULL
17.06.2015 09:23
Golden State Warriors përmbylli serinë e ndeshjeve finale ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 4:2.

Skuadra nga Kalifornia, Golden State Warriors është shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, pasi mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Pas ndeshjeve të nxehta dhe kthimeve të mëdha që bënë ‘kavalierët’, Golden State me në krye Steven Curry dhe Andre Iguodala që u shpall MVP i finaleve, e përmbyllën serinë në ndeshjen e katërt e cila mbaroi me rezultat 105:97.

Edhe në këtë ndeshje Warriors ishin skuadra që drejtonte gjithçka duke konfirmuar formën e shkëlqyer që ka pasur gjithë edicionin.

Tek Cavaliers më i dalluari ishte LeBron James me 32 pikë që u treguan të pamjaftueshme për të vazhduar ëndrrën për fitore në finale.

Ishte kjo finalja e gjashtë të cilën e ka luajtur James, katër nga të cilat i ka humbur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.