Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VV: Protestat kundër Gruevskit – të drejta, të dobishme

NULL NULL
06.05.2015 16:43

Lëvizja Vetëvendosje është vënë në përkrahje të protestave në Maqedoni.

Vetëvendosje në një komunikatë për media, e ka komentuar edhe në terma personal Nikolla Gruevskin, duke e cilësuar “si njëri që qeverisjen e ndërton mbi bazën e përgjimit, spiunazhit e dhunës policore, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve”.

Kjo Lëvizje demonstratat e popullit atje i ka cilësuar si “të drejta” dhe “të dobishme”, karshi pushtetit të atjeshëm, “të cilët pas publikimit të përgjimeve të fundit kanë humbur çfarëdo lloj legjitimiteti për të qeverisur”.

“Përgjimet na treguan se si qeveria drejtohet nga disa gangsterë, të cilët i konsiderojnë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë, apo edhe më keq. Kjo qeveri është përpjekur të spastrojë disa zona ku shqiptarët jetojnë prej shekujsh, e ka distancuar atë në investime e në buxhet, dhe e ka getoizuar atë”, shkruan në komunikatën e Vetëvendosjes.

Fuqia e tretë politike në Kosovë, i ka inkurajuar shqiptarët e atjeshëm që të vazhdojnë me kërkesat e tyre për barazi.

“Shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë, as popullatë, por janë komb që duhet të marrë të drejtat e përgjegjësitë politike që i takojnë. Këtë shqiptarët do të duhet ta kërkojnë edhe nga opozita maqedonase, dhe nga secila forcë që në të ardhmen do të kërkojë bashkëpunimin e shqiptarëve për të ardhur në pushtet”.

“Protesta e shqiptarëve nuk lind dhe as drejtohet nga nevoja e elementit maqedonas, as nga masa e korrupsionit shtetëror, por nga arbitrariteti konstant ndaj popullit shqiptar. Shqiptarët duhet t’i mbështesin protestat kundër Gruevskit, sepse këto protesta mund dhe duhet të krijojnë një hapësirë të re në Maqedoni”, përfundon komunikatën Vetëvendosje.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.