VV po tenton të ‘peshkojë’ deputetë nga opozita?, Kusari – Lila: Kjo është absurde (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 18:54 23.06.2025 18:54 Ditëve të fundit është përfolur goxha se Lëvizja Vetëvendosje, po tenton të ‘peshkojë’ deputetë nga opozita për t’i siguruar numrat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Madje ka pasur deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike që kanë deklaruar se VV-ja përmes eksponentëve të tyre iu ka dërguar “selam” dhe iu ka ofruar madje edhe post ministror. Për këto, sot në emsionin DPT te Fidani ka folur ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lila. Ajo këto pretendime i quajti absurde. “Pse duhet t’i besojmë ne tash Anton Qunit? Secili mundet të thotë nga opozita. Hajt, mos të përmendim emra. Secili deputet i opozitës mund të thotë: “Po edhe mua më kanë ofruar për atë do ta jap votë”. Kjo është absurde bre!”, deklaroi Kusari – Lila në Klan Kosova. Sot, për herën e 36-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Procesi i konstituimit të Parlamentit ka ngecur në pikën e votimit të kryetarit të Kuvendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025