VV: Jemi të fokusuar në pandeminë, Thaçi mos të kërkojë emra të rinj për kryeministër në këtë kohë NULL NULL 28.03.2020 12:27 28.03.2020 12:27 Presidenti Hashim Thaçi dje tha se nga e hëna do të nisë konsultimet me liderët e partive politike për krijimin e qeverisë së re. Por, partia e fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje, tha se tani bashkë me Qeverinë në detyrë janë të fokusuar në kalimin e krizës pandemike, njofton Klan Kosova. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, tha për klankosova.tv se sapo të kalohet kjo pandemi duhet shkuar në zgjedhje të reja dhe se presidenti Thaçi nuk duhet të kërkojë emra për kryeministër të ri në këtë kohë krize. “Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth pandemisë së koronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjëherë duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendojë rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbarojë çështja urgjente e Covid19”. Por, të kundërtën e kësaj e ka thënë Thaçi, dje gjatë ditës, ka thënë se ai nuk është pro mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke lënë të nënkuptohet se kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. “Fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve të reja apo shpërbërja e Kuvendit. Propozimi im do të jetë mundësia e krijimit të qeverisë së re. Nga e hëna në mëngjes do t’i ftoj liderët politikë, t’i dëgjoj opinionet e tyre dhe të prezantoj kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, në mënyrë që të mos ketë vakum institucional”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.