13:52, 22 Shtator 2019

Lëvizja Vetëvendosje sot në sheshin 21 në Prishtinë ka  organizuar një tubim me gratë dhe aktivistet ku është diskutuar programi i këtij subjekti për emancipim dhe barazi gjinore.

Aty i pranishëm ishte kryetari i partisë,Albin Kurti bashkë me shumë kandidatë për deputetë, në këtë tubim e pranishme ishte edhe nëna e Astrit Deharit.

Para të pranishmëve fjalën e mori Saranda Bogujevci, e cila tha se gratë nuk kanë qenë kurrë egoiste.

“Është  nder që jam pjesë VV-së aktivizimi gruas jo vetëm brenda lëvizjes por edhe gjatë historisë sonë tregon për ndryshimin dhe luftën që kanë bërë gratë për një jetë më të mirë jo vetëm për vetën por edhe për familjen dhe shoqërinë”

“Sot kur shoh gratë që i kemi kandidate për deputete, jam e bindur qe Kuvendi do të ketë aktiviste që do të ngritin zërin pa u lodhur”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa kandidati tjetër për deputet Arben Vitia gjatë fjalimit të tij tha se gratë bartin barrën e kujdesit për familjen, bartin barrën për shëndetësi dhe arsim.

“Gratë në familjet tona janë vet shteti social. Në programin tonë tek aspirimi nga çerdhet deri tek universiteti do të jenë të gjitha pa pagesë. Në arsim do të fuqizojmë vajzat  do të ndajmë 1000 bursa”.

“Fëmijët deri në moshën 3 vjeçare do të kenë shtesa 20 euro, pas kësaj shtesa 10 euro”, ka thënë Vitia.

Ai më tej shtoi se nëse ata do të marrin qeverinë do të përkrahin edhe ekonomikisht të gjitha vajzat dhe gratë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë