Vushtrria me larje ekstra të rrugëve për Ramazan (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 22.03.2023 20:39 nga Mërgime Taraku 22.03.2023 20:39 Pos mbledhjes së mbeturinave, nga kjo javë punëtorët e kompanisë “Përparimi” do të kujdesen edhe për pastërtinë e rrugëve në Vushtrri. Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i tregon arsyet se pse u mor ky vendim. “Është vetë koha, e edhe për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, e kemi fut në agjendë me i la dy herë në javë”, tha ai, raporton Klan Kosova. Por, kjo ndërmarrje kujdes edhe më të shtuar do të ketë në disa zona ku ka nevojë të ketë pastrim tri herë në javë. Qytetarët që e mirëpritën këtë, thonë se një pjesë të kujdesit duhet ta kenë edhe ata vetë. Nga komuna bënë të ditur se pasi që i është rritur numri i shërbimeve punëtorëve të pastrimit “Përparimi”, nga 1 prilli pagat do i marrin me 20 për qind rritje. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë