Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrri: Vetëm një person i pa shëruar me Covid-19, shuhet vatra e përhapjes në Samadrexhë

NULL NULL
29.04.2020 08:13

Nga  24 të infektuar në Vushtrri, 22 janë shëruar dhe vetëm një rast është aktiv teksa një tjetër person ka vdekur.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sot shfuqizohet vendimi Ministrit Vitia për Samadrexhën si ‘vatër’ e përhapjes së koronavirus, njofton Klan Kosova

Tahiri është shprehur optimist se Vushtrria do të jetë qyteti i parë që mbyll ciklin e të infektuarve dhe të shëruarve.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

N’Vushtrri sot 0 raste si dhe 1 paciente nga Samadrexha e shëruar. Nga nesër shfuqizohet vendimi i Ministrit Vitia për Samadrexhën si ‘vatër’ e përhapjes së #coronavirus
Ne jemi gati për lehtësim të masave dhe kemi kërkuar nga MSH që Smrekonica të largohet nga karantina. Vendimi i Ministrit varet edhe nga vlerësimi i profesionistëve shëndetësor, le të jemi të qartë për mua 1 jetë njeriu dhe shëndeti është me e rendesishme se çdo gjë tjetër.
Kam besim që do të jemi qyteti i parë që mbyll ciklin e të infektuarve dhe të shëruarve, 24 të infektuar, 22 të shëruar, vetëm 1 rast aktiv dhe fatëkeqësisht 1 vdekje.
Faleminderit Vushtrri ??

lajme të ngjashme