Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrri: Gjyshi tentoi ta marrë me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet

NULL NULL
28.06.2025 09:43

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për marrje apo mbajtje të kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtje pa leje.

“Rreth orës 14:30, policia ka ndërhyrë pas një denoncimi se i dyshuari, një burrë kosovar  në këtë rast gjyshi i vajzës, kishte tentuar ta merrte me forcë mbesën e tij, vajzën e djalit, për t’u përkujdesur për të, pavarësisht kundërshtimit të nënës së fëmijës”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë ajrore, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rasti po trajtohet nga organet kompetente’, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.