Vullneti diskuton me Gresën për debatin e saj me Drenushën dhe Xhenetën (VIDEO) NULL NULL 21.11.2024 20:27 21.11.2024 20:27 Vullneti ka diskutuar me Gresën për debatin që kjo e fundit kishte me Drenushën dhe Xhenetën. Pas këtij debati të ashpër, Gresa po i tregonte Vullnetit se sërish temë diskutimi ishte trupi i saj. Ajo tha se ndërhyri edhe Edi, duke tentuar sipas saj që t’ua mbaj anën atyre. “Nuk po kanë argumente tjera, po kapen në trup”, u shpreh Gresa, transmeton Klankosova.tv. Vullneti e pyeti nëse është prekur për këtë gjë, Gresa tha se është normale të ndihesh keq meqenëse sipas saj nga dita e parë po përmendet trupi i saj. Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon në vazhdim: