Vullkani në Indonezi shpërthen sërish, numri i të vdekurve shkon në 22 NULL NULL 07.12.2021 00:02 07.12.2021 00:02 Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re hiri, dy ditë pas një shpërthimi nga i cili vdiqën të paktën 22 njerëz dhe dhjetëra të tjerë mbetën të zhdukur. Mali Semeru, më i larti në ishullin Java, shpërtheu të shtunën, duke lëshuar një vijë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth. Qendra e Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik përmes llogarisë së saj në Twitter, paralajmëroi për aktivitet të vazhdueshëm sizmik. “Semeru është një nga vullkanet më aktivë në Indonezi. Para dhe pas shpërthimit të 4 dhjetorit, ai do të vazhdojë të jetë aktiv,” tha për Reuters Liswanto, kreu i Observatorit të Vullkanit Semeru. Disa banorë u kthyen në shtëpitë e tyre për të kontrolluar gjërat dhe bagëtinë, por Liswanto u kërkoi njerëzve të mbanin distancë të sigurt, transmeton Klankosova.tv. “Njerëzit duhet të jenë më vigjilentë sepse kërcënimi i mundshëm është ende.” shtoi ai. Njerëzit kanë postuar foto të të dashurve të humbur në Facebook, me lutje për informacione rreth vendndodhjes së tyre. Duke ndërlikuar logjistikën dhe përpjekjet e shpëtimit, rrjedhat e llavës nga shpërthimi i së shtunës shkatërruan një urë që lidh dy zona në rrethin e Lumajang me qytetin e Malang. Semeru është një nga më shumë se 100 vullkanet aktive në Indonezi, një vend që shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik që qëndron mbi pllaka të shumta tektonike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024