Vulin thotë se një grup kriminal, i kryesuar nga një shtetas malazez, planifikoi vrasjen e Vuçiqit NULL NULL 21.01.2022 22:46 21.01.2022 22:46 Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, po thotë se një organizatë kriminale, e kryesuar nga shtetasi malazez Radoje Zvicer, një nga liderët e ‘’klanit Kavac’’, kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. ”Anëtarët e MPB-së dhe BIA-s, së bashku me përfaqësuesit e Europolit dhe shërbimet partnere, nga të cilët kemi marrë informacion, kanë nisur një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale, e cila synon të vrasë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq”, tha Vulin, shkruan N1 serb, transmeton Klankosova.tv. Ai shpjegoi se më 14 janar, informacioni me shënimin ”urgjent” ka ardhur nga ”pjesëtarë të policisë së një shteti anëtar të Bashkimit Europian”, të cilët kanë informuar Ministrinë e Brendshme të Serbisë për ekzistencën e një grupi të përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme, qëllimi i të cilit është për të vrarë Vuçiqin. Në krye të kësaj organizate është shtetasi malazez Radoje Zvicer, për të cilin Serbia tashmë ka lëshuar fletarrest, tha Vulin. Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse Zvicer “e mblodhi këtë organizatë kriminale për të vrarë presidentin sipas gjykimit të tij apo sepse ai mori urdhra nga lideri i tij politik”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guerot mirëpret vendimin për ndryshimin e masave ndaj Serbisë: Mundëson përparim në procesin e Berlinit 7 minuta më parë