Vuletiq: Serbia bëri për 10 vjet në Kosovë, këtë që Rusia po e bën tani në Ukrainë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuletiq: Serbia bëri për 10 vjet në Kosovë, këtë që Rusia po e bën tani në Ukrainë

NULL NULL
21/03/2022

Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, Zoran Vuletiq, ka pranuar se Serbia u bombardua në vitin 1999 sepse e bëri për 10 vjet në Kosovë, këtë që po bën Rusia sot në Ukrainë.

Si mysafir në emisionin “Kartoni i Kuq” në televizionin Kurir, ai tha se shoqëria serbe duhet ta ketë parasysh këtë sa herë që e dënon agresionin e NATO-s.

“Unë e dënoj agresionin e NATO-s ndaj Serbisë, nuk është problem, por fillimisht duhet të bëjmë një analizë se pse jemi bombarduar. A filloi lufta në 1999 dhe më pas përfundoi për 3 muaj, apo Serbia e bëri në Kosovë për 10 vjet atë që Putin dhe regjimi i tij po e bëjnë tani në Ukrainë? A do të ishim bombarduar nëse nuk do të ishin Vukovari, Srebrenica, Dubrovniku, Sarajeva, e 6 muaj para bombardimeve edhe dëbimi i shqiptarëve nga Kosova?”, pyeti Vuletiq.

Ai ka akuzuar drejtuesit shtetëtor edhe për faktin se po e lejojnë Rusinë që ta përdor Kosovën për interesat e veta, por në kurriz të Serbisë.

“Së pari duhet të zgjidhet problemi më i madh, e ai është Kosova. Kur ia thyejmë atë atu Rusisë për gjoja mbajtjen e asaj që nuk kemi, çfarë lidhje do të kishte politika ruse me ne? Ne kemi mbetur terreni i fundit i provës së politikës ruse për të treguar muskujt e saj në Ballkan. Jam thellësisht i pakënaqur për këtë. Jam i vetëdijshëm se ky qëndrim është pakicë në Serbi, por koha do të tregojë se është qëndrimi i duhur”, tha Vuletiq.

Sipas tij, duke I marrë parasysh gjithë këto rrethana del se Bashkimi Evropian po I jep Serbisë më shumë shanse se që e meriton.

Vuletiq është ndër politikanët e paktë serbë që pranojnë se Serbia duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të shkëputet me të kaluarën e errët.