Vulaj: LVV të bëjë marrëveshje politike me ndonjë parti tjetër ose të shkohet në zgjedhje NULL NULL 29.06.2025 17:31 29.06.2025 17:31 Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se duhet të ketë marrëveshje politike të Lëvizjes Vetëvendosje me ndonjë parti tjetër të vendit, që të përfundojë ngërçi politik në vend. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nëse nuk ka ndonjë marrëveshje politike, atëherë është e rrugës të mbahen zgjedhje të reja. “Fatkeqësisht jo, kemi parë këtë vendimin e kushtetuese si mundësi e re për një fillim të ri, bisedat ndërpartiake për të gjetur zgjedhjen e duhur. Sistemi parlamentar I ka disa të mira disa të këqija karshi sistemit tonë këtu, e mira është se u jep me marrë pjesë në procesin politikë edhe partive më të vogla edhe në formimin e qeverisë, kur një parti nuk e ka shumicën absolutë”. “Do të thotë në atë sistem de-fakto apo dej-uro thuaje si të duash duhet të ketë një kompromis politik me zgjedh një qeveri të duhur, kur asnjë parti nuk e ka shumicën absolute. Edhe në këtë gjendje jemi edhe tash kur Lëvizja Vetëvendosje e kishte shumicën absolute nuk i kemi pasë këto dilema, e ka emëruar kryetarin e Kuvendit të vet, e ka formuar qeverinë e vet, edhe zakonisht në këtë formë funksionin kështu sistemi ynë edhe kur nuk kalohet 51-shi për shembull kush i fiton zgjedhjet e bënë qeverinë”. “Megjithëse Kongresi e ka sistemin e vet sepse është i ndarë nga qeveria. Në këtë situatë kur po bëhen pesë muaj pa qeveri, besoj se janë tri mundësi, marrëveshje politike dhe partiake që mund të merr dy lloj forma, duhet LVV të hy në një Pazar politikë me një parti tjetër që të ketë shumicën për votimin e Haxhiut, në shkëmbim për diçka tjetër. Ose të pajtohen për ndonjë kandidat tjetër që partia që mund të bëhet me LVV-në të ketë një pako tjetër. Ose tjetra të mbahen zgjedhje të reja”, u shpreh Vulaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025