Vuksani: Për rastin e 5-vjeçarit duhej të raportohej më herët, QPS s’mund të rrijë aty 24/7 (VIDEO) NULL NULL 17.03.2026 20:51 17.03.2026 20:51 Në një intervistë për Kiks Kosovën, Marije Vuksani, Program Menaxhere ne Terre Des Hommes, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me trajtimin institucional të rastit të 5-vjeçarit i cili u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në shtëpinë e tij. Sipas saj, reagimi do duhej të kishte ndodhur shumë më herët. Vuksani u shpreh tutje që institucionet shtetërore duhet përveç të kujdesen për rastet me rrezik, edhe të monitorojnë vazhdimisht. “Duhet të bëhet një plan i intervenimit për të mirën në interes më të mirë për fëmiun dhe për të ofruar shërbimet adekuate”- shtoi ajo. Sipas Marije Vuksanit, ne si shoqëri kemi rol të rëndësishëm në raportimet e rasteve të tilla dhe institucionet duhet të shikojnë se si të kalojnë nga faza reaguese në fazë preventive.