Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqin e acaron prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Europës po e thërrasin gjithkund

NULL NULL
09.10.2024 20:26
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë
Alleksandar Vuçiq, president i Serbisë

Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e ka acaruar edhe sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këta të Europës e ftojnë çdo kund, është shprehur me zemërim, presidenti serb, Vuçiq, referuar pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Dubrovnikut, transmeton klankosova.tv.

”Vjosa Osmani ishte e pranishme vitin e kaluar në Tiranë dhe pardje në Athinë, të gjithë nga Europa e bëjnë kështu kur ftojnë”, tha ai ndër tjera.

Presidenti serb, Vuçiq para të pranishmëve pavarësisht kërkesave, konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për sanksionimin e Rusisë për agresionin në Ukrainë.

 

lajme të ngjashme