Vuçiqi takon Borrellin: Interesat e popullit serb në Kosovë janë mbi të gjitha NULL NULL 02.05.2023 18:38 02.05.2023 18:38 Vuciq - Borrell Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai tha se interesat e Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë “janë përgjithmonë mbi të gjitha”, teksa sërish takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, e cilësoi si të vështirë. Kujtojmë se tashmë ka nisur takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku temë diskutimi do të jetë draft-statuti i Asociacionit dhe çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.