Vuçiqi takohet me Lajçakun në ShBA, e informon për masat serbe për “mbrojtjen e serbëve” në Kosovë NULL NULL 25.09.2024 15:50 25.09.2024 15:50 Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Vuçiq tha se me Lajçakun folën për Kosovën dhe mbijetesën e popullit serb, e po ashtu edhe për situatën në terren, për të cilën Vuçiq tha se Lajçaku e njeh shumë. “Folëm jo vetëm për situatën në terren, të cilin ai e njeh shumë, por edhe për atë që BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po e bëjnë, e të cilat janë të obliguara për ta bërë, si dhe për atë që Serbia, brenda mundësive të saj, synon ta bëjë për t’i mbrojtur njerëzit e saj dhe të drejtën e tyre për jetë dhe liri”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv. Më tej, presidenti serb tha se Lajçakun e informoi për masat e miratuara nga Serbia për siç tha, mbrojtjen e serbëve, teksa tha se “nuk do ta lejojmë pogromin dhe persekutimin e popullatës sonë”. “Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, tha Vuçiq.