Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqi për urën e Ibrit: Pres provokime dhe probleme – tash çdo gjë është fushatë për ta

NULL NULL
17.08.2024 14:51
ALEKSANDAR VUviq
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Foto | AP

Në dritë të paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi Lumin Ibër, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, “me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të drejtë” dhe se pret që ata mbajnë fjalën – “se pa vullnet të përbashkët ura nuk do të hapet”.

Vuçiqi tha se zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për 9 shkurt dhe se “tashmë çdo gjë është fushatë për ta” dhe për këtë arsye pret provokime dhe probleme shtesë, raporton Klankosova.tv.

“Besoj se KFOR-i do ta përmbushë edhe premtimin edhe detyrën parësore në përputhje me rezolutën 1244”, ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme