Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqi në siklet nga fjalimi i Osmanit në KS të OKB-së (VIDEO)

NULL NULL
22.04.2024 18:05
vuciqi siklet
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, reagon teksa flet presidentja Vjosa Osmani në KS të OKB-së. Foto: Klankosova.tv

Në seancën e KS të OKB-së, ku po raportohet mbi situatën e sigurisë në Kosovë në gjashtëmujorin e fundit, fjalë rasti mbajtën dy presidentët, Vjosa Osmani dhe ai i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, në një fotografi që ka siguruar Klankosova.tv nga kjo seancë, në kohën kur Osmani po mbante fjalimin e saj, ku rrëfente mbi krimet seksuale dhe krime tjera të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, Vuçiqi ishte vënë në siklet.

Osmani me vete kishte marrë katër heroina të Kosovës, Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin.

Pamje nga kjo skenë ka shpërndarë edhe këshilltarja e Presidentes Osmani, Egnesa Vitija, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

lajme të ngjashme