Vuçiqi në Ohër, me përcjellje policore nga toka e ajri (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 10:51 18.03.2023 10:51 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër ka mbërritur në orët e paradites së sotme. Eskorta e tij, sipas pamjeve të Klan Kosovës, përbëhej nga më shumë forca policore sesa të gjitha delegacionet tjera pjesëmarrëse. Forca policore janë parë si në tokë, ashtu edhe në ajër. “Rreth gjysmë ore para se Vuçiqi të vinte në Vilën ‘Biljana’ në Ohër, ai është përcjellë vazhdimisht nga ajri nga policia maqedonase, për shkak të, ndër të tjera, edhe për formën të cilën e ka përzgjedhur që të vijë në Ohër. Për dallim nga të gjitha delegacionet tjera nga rajoni, ai ka përzgjedhur të vijë mëngjesin e sotëm përmes aeroportit të vogël, por aktiv, të Shën Palit në Ohër”, njoftoi gazetarja e Klan Kosova nga Ohri, Rina Mujku. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Lajme OKB-ja bën thirrje për dërgimin e ushqimit për mijëra njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri 2 months