Vuçiqi në Bruksel, para kamerave, zbulon “pa dashje”: Sapo mora një mesazh nga Moska NULL NULL 11.12.2025 11:58 11.12.2025 11:58 Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, me të mbërritur në takim në Komisionin Evropian (KE), i tha presidentes Ursula von der Leyen se “sapo mora një mesazh nga Moska”. E gjendur në një situatë të sikletshme, Von der Leyen i tha: “Në rregull, të presim derisa të jemi…”. Fjalët u regjistruan në kamera dhe tërhoqën shpejt vëmendjen e gazetarëve evropianë, veçanërisht për shkak të momentit të ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe për shkak të kritikave të shpeshta nga Brukseli për mosrespektimin e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së nga Serbia. The mic is always hot. Serbia’s president Vucic last night «I got a message from Moscow now…» von der Leyen aware of cameras «Let’s…let’s wait till we are…» pic.twitter.com/YoDuGOF44R — Maria Tadeo (@mariatad) December 11, 2025 Ende nuk dihet se për çfarë i referohet konkretisht mesazhi i Vuçiqit nga Moska, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht për këtë ngjarje, raporton “Jutarnji list”. Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, nga ana tjetër, i thanë Vuçiqit se është e rëndësishme që Serbia të punojë për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe lirive të medias. /Klankosova.tv