Vuçiqi e quajti “ndyrësirë terroriste”, Kurti: Nuk mund të flas për nivelin e edukatës së tij NULL NULL 02.12.2022 14:32 02.12.2022 14:32 Kryeministri Albin Kurti nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili e ka quajtur dje “ndyrësirë terroriste”, dhe ka vijuar të flasë për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Teksa po merrte pjesë në një ngjarje në HANDIKOS, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë të Vuçiqit, por edhe për deklarimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill. “Unë mund të flas për qëndrimet dhe idetë, mund të flas për pajtimet dhe mospajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flas për nivelin e edukatës së kreut shtetëror te fqinjit tonë verior”, ka thënë Kurti, duke iu referuar Vuçiqit. Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e Hillit se nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të drejtave kolektive të serbëve. “Ndërkaq, të drejtat e pakicave në Kosovë apo të komuniteteve joshumicë në Kosovë janë rregulluara me një kapitull të veçantë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjithsej në gjashtë nene – prej nenit 57 deri te neni 62”, u shpreh ai. Kurti, duke iu referuar Asociacionit, tha se nuk mund të jetë vetëm njëra nga 33 marrëveshjet më e rëndësishmja dhe kryesorja, teksa shtoi që qeveria e Kosovës dëshiron dhe do t’i respektojë të drejtat e pakicave, mirëpo tha se ata që mendojnë ndryshe nga Kushtetuta e Kosovës, duhet ta argumentojnë se ku është gabim ajo. “Unë besoj që ata të cilët janë të pakënaqur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të duhej ta kenë barrën e provës dhe argumentimit, të na tregojnë se çfarë nuk është në rregull dhe se çfarë nuk mjafton”. “Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, unë nuk kam përgjigje të re, por natyrisht që në kapitullin e katërt të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kemi prezantuar më datën 18 gusht në Bruksel, aty kam thënë që do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe interpretimin e tyre por që nuk mund të jetë kapitulli i parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritarja”. “Të drejtat e pakicave ne duam dhe duhet t’i respektojmë, por e ritheksoj që ata që duan diçka ndryshe prej asaj që e ka paraparë Kushtetua e Republikës së Kosovës duhet të tregojnë se si ka qenë gabim Kushtetuta e Kosovës”. Këto deklarata Kurti i dha HANDIKOS, ku qëndroi për vizitë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rasti i dhunimit të 9-vjeçares, Prokuroria ka prova të mjaftueshme se është kryer vepra 04/11/2024