Vuçiqi e dekoron Grenellin, thotë se kontribuoi në përparimin e Serbisë NULL NULL 15.02.2023 11:57 15.02.2023 11:57 epa08157688 US ambassador to Germany Richard Grenell (L) gestures during the meeting with Serbian President Aleksandar Vucic (R) in Belgrade, Serbia, 24 January 2020. US President Donald Trump's special envoy for talks between Serbia and Kosovo Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ka vendosur ta dekorojë ish-emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell “për kontributin e tij në përparimin e Serbisë”. Sipas raportimeve të mediave serbe, Vuçiq këtë e bëri të ditur në një konferencë për media me ç`rast tha se ky nderim për Grenellin bëhet “ për faktin se ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë interesat e Serbisë dhe për faktin se ka mbrojtur që investimet amerikane të vijnë në Serbi” I pyetur nëse qeveria e paguan Grenellin dhe cilat janë meritat e tij që meriton urdhrin nga shteti i Serbisë, Vuçiq tha se mendon se qeveria nuk e paguan. “Nuk e kam idenë, nuk jam në qeveri. E di që e keni mashtruar publikun me histori që i kam paguar Blairin, Schroedeinr, Gusenbauerin, Klintonët.. Besoj se kështu është edhe në këtë rast”, iu përgjigj Vuçiq pyetjes së gazetarit të televizionit serb N1, transmeton Klankosova.tv Vuçiq ka theksuar se vendimi për dekorimin e Grenelit është marrë nga ai personalisht dhe se nuk ka lidhje me qeverinë./Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares: Shpërndani thirrjen 29/06/2025
Kosova Koci, Kurtit: Nuk i ke rendet me shku ndejave - së paku jo ti që e ke blloku shtetin 29/06/2025