Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Vazhdimi i takimit të Berlinit ka gjasa të ndodhë në shtator

NULL NULL
16.07.2019 13:36

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha sot se takimi i ardhshëm i Beogradit dhe Prishtinës, i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ka gjasa të ndodhë në shtator.

“Unë besoj se një lloj vazhdimi i Berlinit, domethënë Parisi, do të jetë në shtator ” i tha Vuçiq gazetarëve pas një takimi që bashkë me homologun e tij francez zhvilluan me të rinjtë nga rajoni, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit theksoi mes tjerash se Macron e kupton rëndësinë e problemit në lidhje me Kosovën dhe se gjërat nuk mund të zgjidhen në mënyrë që askush të mos devijojë nga asgjë.

“Kërkova ndihmë nga ai për të kuptuar se kjo nuk mund të zgjidhet në mënyrën që secili prej nesh dëshiron, por që duhet të jetë diçka në mes”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.