Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Thaçi nuk di çfarë është gjenocidi

NULL NULL
28.05.2015 11:32
Kryeminsitri serb ka thënë që deklarata e Thacit se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, është bërë për ta larguar vëmendjen nga themelimi i gjykatës speciale, vendimi për të cilën, sipas tij, duhet të merret sot ose nesër

Kryeminsitri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e ka kuptuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Prishtina do të ngrisë padi për gjenocid kundër Serbisë.

Ai ka shtuar se një veprim i tillë nuk mund të bazohet në fakte, ndërsa ka “ofenduar” Thaçin në lidhje me njohuritë e tij për këtë fushë të rëndësishme.

“Më duhet ta them se këtë nuk e kam kuptuar. Siq e dini, unë i respektoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi, në Bruksel dhe kudoqoftë tjetër dhe asnjërit nuk i frikësohem. Por, zotëri Thaçi nuk është ndonjë jurist i njohur dhe ai nuk është se merr vesh, kushedi sa mirë, se cfarë është gjenocidi”, ka thënë Vuciq për RTS, përcjell Klan Kosova.

Kryeminsitri serb ka thënë se kjo deklarata e Thaçit është bërë për ta larguar vëmendjen nga themelimi i gjykatës speciale, vendimi për të cilën, sipas tij, duhet të merret sot ose nesër.

Vuçiq ka thënë se, megjithatë, Serbia është duke e bërë gati përgjigjen e saj në akuzën për gjenocid, ndonëse ka përsëritur se “kjo nismë nuk është mjaft bindëse për t’u marrë seriozisht në shqyrtim”./Klan Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.