Vuçiq telefonon Trumpin: Bisedë e përzemërt NULL NULL 11.11.2024 08:03 11.11.2024 08:03 Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai i Serbise, Alesandar Vuçiq Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se të dielën vonë ka biseduar me presidentin e zgjedhur të ShBA-së Donald Trump. Vuçiq përmes Instagramit njoftoi se biseda ishte tejet e përzemërt. “Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiq në Instagram. Madje kreu i shtetit serb ishte ndër të parët në rajon që e uroi Donald Trumpin, për kthimin në Shtëpinë e Bardhë, madje as zgjedhjet nuk kishin përfunduar ende. Aleksandar Vuçiq dhe ekipi i tij, kishin vazhduar të mbanin raporte të mira me Richard Grenellin, emisarin special të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë udhëheqjes së presidentit Joe Biden.