Vuçiq: Shkoj nesër në Kosovë, do ta vizitoj edhe Gazivodën NULL NULL 07.09.2018 21:20 07.09.2018 21:20 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të vijë në Kosovë gjatë ditës së nesërme. Madje, përkundër se institucionet e vendit deklaruan se presidenti serb nuk mund ta vizitojë Liqenin e Ujmanit, Vuçiq gjatë konferencës për media në orët e vona ka deklaruar se vendi i parë që do ta vizitojë do të jetë Gazivoda, njofton Klan Kosova. Gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë për Klan Kosovën se Vuçiqit i është ndaluar vizita në Liqenin e Ujmanit. “Sa i përket vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ne kemi marrë një kërkesë për itinerarin e tij për datat 8 dhe 9. Ne e kemi studiuar këtë agjendë dhe kemi larguar vizitën e tij te Liqeni i Ujmanit dhe kemi dhënë miratimin tonë”. “Është tërhequr vizita tek Ujmani nga programi dhe ne kemi konfirmuar çdo gjë, në kohë të caktuar, madje në kohë rekord pasi nuk kemi pritur që të kalojë koha e paraparë në marrëveshjen tonë”. Pacolli ka thënë se Vuçiq nuk ka pse ta vizitojë Liqenin e Ujmanit. “Ne kemi thënë se konsiderojmë se një vizitë e tillë nuk është dashur të paraqitet, se në atë vend nuk ka popullatë – as kosovare, as serbe. Nuk është fshat i banuar por ka një digë dhe ka disa punëtorë që punojnë aty, asgjë tjetër”. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë po ashtu se Kosova nuk është kundër vizitës së presidentit serb tek Liqeni i Ujmanit por se një vizitë e tillë, sipas tij, nuk duhet të ndodhë tani. “Nuk jemi kundër vizitës së tij te Liqeni i Ujmanit, por jo në këtë moment. Nëse vjen një kërkesë tjetër dhe artikulohet arsyeja e vizitës tek Ujmani, do ta konsiderojmë sigurisht, por jo në këtë moment”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025