Vuçiq: Serbia nuk u sanksionua për mosnjohjen e Kosovës, me njohje do ta fitoja Nobelin NULL NULL 18.02.2024 11:37 18.02.2024 11:37 Foto ilustruese Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndaj vendit të tij nuk janë vendosur sanksione edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Këto deklarata ai i bëri për TV Prva kur foli për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, transmeton Klankosova.tv. “Pavarësisht se Serbia se nuk e ka njohur Kosovën, nuk ka sanksione. Më e rëndësishmja, ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Do të isha kampion i demokracisë, do të merrja të gjitha çmimet e mundshme dhe çmimin Nobel, nëse do ta njihja Kosovën”. Duke komentuar rregulloren e Bankës Qendrore, sipas së cilës e vetmja valutë për pagesa në Kosovë është euro, e që e ndalon që ato të bëhen me dinarë, Vuçiq thotë se aktualisht nuk e dinë zgjidhjen për Kosovën “Kur ta di se cila do të jetë zgjidhja, do ta informojmë opinionin. Nuk e dimë tani. Borelli u trondit kur Kurti i tha se kishte dhënë një moratorium tremujor dhe ai po gënjen”, shtoi ai. Sipas Vuçiqit, për shkak të rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, BE-ja brenda një dite humbi 10 për qind të mbështetjes në Serbi, e cila “nga 50 ra në 40 për qind”.