Vuçiq: S’do lejojmë therjen e serbëve, kemi dislokuar forca aty ku është e nevojshme NULL NULL 29.05.2023 21:00 29.05.2023 21:00 Aleksandar Vucic Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë dislokuar forca serbe, aty ku mendojmë se është e nevojshme. Duke mos bërë të ditur specifik lokacionin e vendosjes së tyre, ai u shpreh se do t’i vizitojë sonte ata, ndërsa tha se nesër do të ketë një takim me përfaqësues të QUINT-it në Serbi, transmeton klankosova.tv. ”Ne kemi dislokuar forca aty ku mendojmë se janë të nevojshme”. “Ne do t’i vizitojmë ata sonte dhe nuk do të lejojmë therjen e serbëve. Kam biseduar me zyrtarë ndërkombëtarë dhe nesër duhet të mbahet një takim me përfaqësuesit e Quint-it”, u shpreh Vuçiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025