Vuçiq pyetet nëse do takohet edhe me presidenten Osmani: Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, me Scholz e Macron po NULL NULL 01.06.2023 10:39 01.06.2023 10:39 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mohuar e as pohuar, nëse do të ketë sot një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të liderëve Evropianë në Moldavi. Në pyetjen për këtë çështje, ai u shpreh: ‘Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, por unë do takohem me [Olaf] Scholz dhe [Emmanuel] Macron, përfundimisht. Ky do të jetë një diskutim vërtetë i rëndësishëm për ne’, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë që edhe shefi i BE-së, Josep Borrell, konfirmoi se është në pritje të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 3 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë