Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq pret mbështetjen e Gjermanisë dhe BE-së për zgjidhje kompromisi me Kosovën

NULL NULL
02.09.2019 14:54

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me deputetin gjerman, Peter Bayer me të cilin ka folur për marrëdhëniet midis të dyja vendeve, rajonit dhe integrimit evropian të Serbisë.

Vuçiq tha se Serbia është plotësisht e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi që do të jetë e pranueshme për të dyja palët.

“Ne presim që një zgjidhje e tillë, nëse arrihet, do të marrë mbështetjen e Gjermanisë, Bashkimit Evropian (BE) dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar,” tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se pret që Gjermania të vazhdojë të ndikojë brenda BE -së që siç tha ai “përpjekjet për reformën e Serbisë të vlerësohen në mënyrë të duhur”, transmeton Klan Kosova.

Bayer deklaroi se “nuk ka të ardhme për BE pa integrimin e Ballkanit Perëndimor” dhe se interesi i Gjermanisë është që rajoni të jetë i qëndrueshëm dhe ekonomikisht i fortë, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme