Vuçiq përgëzohet nga Rusia për mosvendosjen e sanksioneve NULL NULL 24.05.2022 09:57 24.05.2022 09:57 BELGRADE, SERBIA OCTOBER 10, 2021: Serbia's President Aleksandar Vucic gives a joint news conference with Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov following their talks. Russian Foreign Ministry/TASS Ñåðáèÿ. Áåëãðàä. Ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ âî âðåìÿ ñîâìåñòíîé ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ Serbia ende mbetet vendi i vetëm në rajon, ndërsa i dyti në Evropë pas Bjellorusisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Lidhur me këtë, kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq është përshëndetur edhe nga Duma ruse e cila këtë veprim të Beogradit zyrtar e konsideron si “të guximshëm”. Zëvendëskryetari i Dumës, Aleksandar Babakov tha për gazetën serbe “Politika” se Vuçiq po “tregon guxim të madh kur i reziston presionit kolosal nga Perëndimi, i cili sipas tij “dëshiron të detyrojë Beogradin t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës”, transmeton Klankosova.tv. “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe e vlerësojmë. Ne e kuptojmë se Presidenti i Serbisë është i gatshëm të paguajë një çmim kaq të lartë jo për shkak të “falenderimit”rus, por për shkak të bindjes së tij personale se shteti duhet të ketë një politikë sovrane, se një politikë e tillë thjesht nuk ka alternativë”. Kujtojmë se gjatë viteve 90-ta, Rusia i kishte vendosur embargo ekonomike Serbisë pas luftërave të kësaj të fundit në ish-Jugosllavi.