Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq për Kosovën: Nuk mund të gënjej e të them se është e jona për 300 milionë vjetet e ardhshme

NULL NULL
15.02.2020 09:05

Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por se ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërtetë në provincën jugore serbe”.

Ai tha se nuk mund të thotë që Kosova do të jetë e tyre edhe për 300 milionë vjetet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Nëse mendoni se ka shumë në Kosovë që ne i kemi në duar atëherë njerëz, ju lutem, nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Ne luftojmë për çdo njeri në Kosovë, por nuk do të gënjej popullin dhe të them që gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë vjetet e ardhshme”, tha Vuçiç në një intervistë për Informerin serb.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.