Vuçiq për CNN thotë se ushtria serbe nuk u dërgua afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radojçiq NULL NULL 02.10.2023 19:16 02.10.2023 19:16 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth asaj se a ka të bëjë vendosja e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën për largimin e vëmendjes nga Milan Radojçiq, pas pjesëmarrjes së tij në grupin kriminal që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ai, në një intervistë me CNN, ka thënë se vendosja e ushtarëve nuk ka të bëjë me këtë çështje. “Jo aspak nuk ishte rasti, në ushtrinë tonë njerëzit e ndjekin situatën dhe i lëvizin forcat tona në atë mënyrë që ata besojnë se mund të jetë më e dobishme dhe ata kanë operacionet e tyre. Nuk kam firmosur as për gatishmëri të lartë për popullin tonë të ushtrisë”. “Numri i njerëzve nuk ishte as 60% e asaj që kemi përdorur në një kufi. Nuk ishte dëshmi e asgjëje, sepse Serbia ishte vendi i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë”, ka thënë Vuçiq./Klankosova.tv