Vuçiq pas takimit me Engel flet për Kosovën NULL NULL 03.07.2019 09:08 03.07.2019 09:08 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do t’i drejtohet publikut për situatën në Kosovë dhe siç thuhet “presionet e përditshme ndaj serbëve”. Fjalimi i tij do të pasojë takimin me Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Kongresisti Engel, një mik i madh i shqiptarëve do të takohet me kreun e shtetit serb në orën 10:00, transmeton Klan Kosova. Ata ishin takuar edhe në muajin shkurt të këtij viti gjatë Konferencës së 55-të të Sigurisë në Mynih, kur presidenti i Serbisë u takua me një delegacion të Kongresit amerikan, transmeton Klan Kosova.