Vuçiq ofron vaksina, Hoti thotë nuk merr mall Kine e Rusie (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 19.01.2021 20:13 nga Besnik Tahiri 19.01.2021 20:13 Autoritetet kosovare të sigurisë dhe drejtësisë janë duke hetuar lëvizjen e disa makinave zyrtare më targa të Serbisë, që besohet se i takojnë sistemit shëndetësor të këtij shteti, që kaluan në pikën kufitare Jarinje në periudhën 23 deri më 25 dhjetor të vitit që shkoi. Me to dyshohet se u futën ilegalisht në Kosovë 100 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Ato ishin injektuar në dhjetra veta, në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut, njofton Klan Kosova. Këto hetime u konfirmuan për Klan Kosova nga burime të sigurisë përderisa në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës thanë se mund të ketë edhe ndjekje penale në lidhje me rastin. ”Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata për këtë çështje, në drejtim të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. ”Varësisht nga rezultatet e hetimit, nëse vërtetohet që ka prova të mjaftueshme atëherë Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të nisë edhe hetimet penale për këtë çështje”, thuhet në deklaratë. Pavarësisht kësaj, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e përfshiu sërish Kosovën në planin e tij për vaksinim me dozën e dytë të Pfizer-Biontech, si dhe disa vaksinave tjera, siç është një e Kinës, shtet ky nga i cili Beogradi pranoi një milion doza. Mes tjerash Vuçiq tha se është gati që si President i Serbisë të ofrojë vaksina edhe për popullatën shumicë shqiptare të Kosovës. E sot, Aleksandar Vuçiqit i reagoi kryeministri në detyrë kosovar, Avdullah Hoti, në një prononcim për Klan Kosova. ”Jemi ankuar në Bruksel. S’kemi nevojë për vaksina të Kinës e të Rusisë”, u shpreh ai. Hoti po ashtu foli edhe rreth planit që ka qeveria e tij për vaksinimin antikoronavirus. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.