Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq nga New Yorku thotë se një shtet tjetër ka tërhequr njohjen e Kosovës

NULL NULL
20.09.2022 20:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte nga New Yorku, se ka marrë një notë tjetër nga një shtet për tërheqje të njohjes së Kosovës.

Vuçiq këtë e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët e Serbisë, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.

“Unë dua të them se po sjell lajme të mira për qytetarët e Serbisë. Mora një notë tjetër për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Unë vetëm dua t’u them qytetarëve të Serbisë se kjo është një dosje më shumë në kasafortën e shtetit tonë, ne kemi një notë më shumë, kështu që po forcojmë pozitën tonë, të paktën në OKB”, ka thënë Vuçiq.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.