Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq ndihet krenar, pretendon se në Bruksel u përpoq ta ruante paqen

NULL NULL
21.11.2022 21:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga Brukseli, po shprehet krenar për delegacionin serb që ka shkuar atje siç pretendon ai, me qëllimin e qartë ‘për të biseduar dhe për t’u pajtuar për pranim të kompromiseve për të ruajtur paqen në të gjithë rajonin’.

”Jam krenar për faktin se delegacioni serb erdhi në Bruksel me një qëllim të qartë për të biseduar dhe për t’u pajtuar, për të rënë dakord për kompromise, për të mos kërkuar një fije floku në vezë dhe për të ruajtur paqen, jetën e njerëzve, stabilitetin e të gjithë rajonin me pothuajse çdo kusht. Nuk më vjen turp për këtë. Unë pashë se shumë njerëz flisnin për poshtërimin e serbëve dhe gjithçka tjetër në intrigat e tyre gjithë ditën”, tha ai, raporton Tanjug, përcjell Klankosova.tv

Vuçiqi deklaroi se Beogradi është i gatshëm të pranojë propozimin e BE-së – të mos lëshohen targa të reja dhe që Prishtina të pezullojë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me riregjistrimin e automjeteve, por, sipas tij, pala tjetër nuk e dëshiron, dhe tha se kjo tregon se “tjetri dëshiron konflikte dhe i përgatit për muaj të tërë”.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.