Vuçiq mohon se ka marrëveshje sekrete me Thaçin: Ka kohë që s’kam pasë diskutime serioze me të NULL NULL 09.05.2020 15:52 09.05.2020 15:52 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje sekrete mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi. Ai këtë e tha duke folur rreth pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që tha se ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve, njofton Klan Kosova. Ai për TV Prva ka shtuar se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze. Vuçiq ka thënë se deklarimet e Kurtit janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi. I pari i serbëve ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 12 orë më parë