Vuçiq kërkon nga serbët e Kosovës të kërkojnë zgjedhje të reja në komunat veriore NULL NULL nga Besnik Tahiri 12.10.2023 21:25 nga Besnik Tahiri 12.10.2023 21:25 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës, që sa më shpejt të nisin procedurat që kërkohen për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Në intervistë për TV Prva, Vuçiq tha se ata që janë shumicë duhet t’i udhëheqin këto komuna, njofton KlanKosova.tv. Fjala është për katër komunat veriore, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq.