Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Jam i shokuar nga arroganca e Prishtinës

NULL NULL
24.04.2019 18:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit në Berlin tha se “nuk di si dhe çfarë” mund të flasë me përfaqësuesit e Prishtinës, taporton B92, transmeton Klan Kosova.

Duke theksuar se Kosova do të jetë një nga çështjet kyçe me presidentin e Rusisë dhe Kinës Vladimir Putin dhe Xi Jinping, Vuçiq tha se ai ishte i tronditur “nga arroganca” e Prishtinës.

Këtë reagim presidenti serb e bëri pas një vendimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila ende nuk ka konfirmuar kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri.

“Duhet të them se nuk e kuptoj … Kam respektuar gjithmonë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron. Unë jam i sigurt se ata janë më të zgjuar se unë dhe do të mendojnë diçka. Në këtë moment nuk e kuptoj se si dhe për çfarë duhet biseduar me Prishtinën”, tha Vuçiq në Pekin, kur u pyet nëse Prishtina me veprimin e fundit ka dëmtuar takimin e ardhshëm në Berlin.

Vuçiq tha se fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ende nuk i ka konfirmuar kandidatët nga Lista Serbe – në zgjedhjet lokale për kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës – përfaqësonin “heqjen e demokracisë, që askush në tjetër në botë nuk ka reaguar”.

Në Berlin të Gjermanisë do të shkojnë më 29 prill dy liderët kryesorë të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ata, bashkë me homologët tjerë të Ballkanit, janë të ftuar nga Angela Merkel e Emanuel Macron.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.