Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Gjithçka tjetër mund të ndryshojë, por jo edhe përgjigja ime për njohjen e Kosovës

NULL NULL
27.06.2021 19:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, javën e ardhshme, dhe se gjithçka mund të ndryshojë përpos qëndrimit të tij që Serbia të mos e njohë Kosovën.

“Do të flas me Merkelin nesër apo pasnesër”, ka thënë Vuçiq, sipas Tanjug.

“Do të diskutojmë gjithçka, për Kosovën, për bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë dhe Berlinit. Do ta shohim më vonë nëse do të jetë një proces Brukseli apo Berlini”, ka thënë Vuçiq kur u pyet se çfarë pret nga këto bisedime në Samitin e Berlinit.

“Gjithçka mund të ndryshojë, por përgjigja ime për njohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, ka thënë ai.

Vuçit u pyet edhe për pyetjen që presidenti francez, Emanuel Makron, ia kishte bërë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, se çfarë Kosova mund të ofrojë për Serbinë për njohjen eventuale, si dhe për deklaratat e Kurtit që njohja e Kosovës nga Serbia  duhet të lidhet me hyrjen e Kosovës në Bashkim Evropian.

Për këtë Vuçiq ka thënë që nuk përbën lajm pasi Kurti i ka dhënë këto deklarata “miliona herë”.

lajme të ngjashme