Vuçiq fiton në Serbi, shqiptarët fitojnë tri mandate NULL NULL 05.07.2020 22:52 05.07.2020 22:52 Komisioni Zgjedhor i Serbisë miratoi sonte raportin për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për deputetë, sipas të cilit shtatë lista zgjedhore hynë në parlament. Pjesëmarrja në votime ishte 48.93 për qind dhe më shumë vota fitoi lista elektorale “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë” 60.65 për qind ose 188 mandate, pasuar nga lista zgjedhore “Ivica Daçiq – Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS) – Dragan Markoviq Palma” me 10.38 për qind ose 32 ulëse. Lista zgjedhore “Aleksandar Shapiq – Fitorja për Serbinë” fitoi 3.83 për qind ose 11 ulëse, lista “Aleanca e Hungarezëve Vojvodina – Istvan Pastor” fitoi 2.23 për qind ose 9 ulëse. “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitoi 26.437 vota ose 0.82 për qind, duke marrë tri mandate. “SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Uglanin” gjithashtu hyri në parlament me 24.676 vota ose 0.77 për qind duke marrë tri ulëse. Lista “Akademik Muamer Zukorliq – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (PSP) – Partia Demokratike e Maqedonasve” fitoi një për qind ose katër mandate. Të drejtë vote në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor dhe 1 korrik, patën mbi 6,5 milionë qytetarë./alsat *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 7 minuta më parë