11:44, 14 Shkurt 2020

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot në Munih se është shumë i lumtur me përparimin në marrëdhëniet me Prishtinën në marrëveshjet e nënshkruara sot, si dhe lejimin e qarkullimit të lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Për të gjitha këto ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump, njofton Klan Kosova.

“Nuk është diçka që lidhet me politikën. Nuk ishte e lehtë të negociosh me Prishtinën, por unë jam shumë i lumtur që shoh përparimin sot. Faleminderit përsëri, Grenell dhe Presidenti Trump për këto nisma që përfaqësojnë rrugën e vetme për Serbinë”.

“Të gjithë do të jemi shumë më mirë të ndjehemi në të ardhmen dhe ne do të jemi në gjendje të stabilizojmë rajonin dhe të sigurojmë paqe për dekadat në vazhdim për banorët e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor “.

Konkurs Pune

Lexo më shumë