Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq e ka zili kandidatin e PD-së për Tiranë – derisa nuk ia mëson mbiemrin

NULL NULL
27.05.2015 22:43

Një muhabet interesant është zhvilluar gjatë takimit mes Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të mërkurën pasdite, njofton Klan Kosova.

Kur të dyja palëve iu është harxhuar muhabeti, kryetari i PD-së i ka treguar mysafirit për kandidatin e partisë së tij për kryetar të Tiranës.

Basha ka pohuar se e ka një kandidat të mirë për të cilin beson se do të votohet në mënyrë konsensuale nga qytetarët e Tiranës, pa dallime partiake.

Vuçiq i ka thënë Bashës se do të ishte mirë që edhe partia e tij ta kishte një të tillë për Beogradin, njofton Klan Kosova.

Por, deputetja Majlinda Bregu, e cila e ka shoqëruar Bashën në këtë takim, i ka thënë Vuçiqit se nuk beson që një kandidat i tillë do t’ia garantonte një fitore konsensuale në Beograd.

Kur kryeministri serb e ka pyetur pse po thotë ashtu, Bregu i ka treguar se bëhet fjalë për një mjek që e ka mbiemrin – Kosova.

Atëherë Vuçiq duke qeshur ka thënë se nuk do të guxonte ta fuste në garën për Beograd një kandidat me këtë mbiemër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.