Vuçiq: Do të vazhdoj të insistoj në formimin e Asociacionit NULL NULL 18.10.2023 13:58 18.10.2023 13:58 Presidenti i Serbisë, Aleksandra Vuçiq, tha sot në Pekin se do të vazhdojë të insistojë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “sepse është obligim juridik”, të cilin siç tha ai “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të përmbushë”. “Ai thotë qartë dhe publikisht se nuk dëshiron dhe nuk do të formojë diçka që është obligim juridik ndërkombëtar i Prishtinës”, tha Vuçiq. Duke komentuar deklaratën e Kurtit se ai është fajtor për nxitjen e Asociacionit, Vuçiq thotë se është mësuar të jetë gjithmonë fajtor për gjithçka, por këtë e pranon, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv. “Ai ka të drejtë, unë jam fajtor që kam këmbëngulur në këtë, se kam këmbëngulur në zbatimin e detyrimeve të marra nga e drejta ndërkombëtare. Unë jam fajtor për këtë, e pranoj”, tha presidenti i Serbisë, transmeton Klankosova.tv